Teksti i pavarësisë së Kosovës, i shkruar në një pergamen mbi 700-vjeçar nuk ndodhet as në Muzen e Kosovës dhe as në Arkivin qendror të Shtetit.
Këto dy institucione nuk kanë mundur që ta japin garanci për të mbrojtur aktin e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo deklaratë historike po mbahet ende në Kuvendin e Kosovës.
Por, se deklarata mbrohet me sigurinë maksimale nga ana e forcave policore dhe nga tele-kamerat, raporton Zëri.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi thotë se Kuvendi ishte interesuar që kjo deklaratë të ruhet në Muzeun e Kosovës, mirëpo muzeu nuk ka ofruar kushtet që kërkohet për t’u mbrojtur ky dokument.
Sipas Krasniqit, Muzeu nuk posedon hapësirën dhe as kriteret përkatëse që dokumenti ti qëndrojë kohës.















