Kanë përfunduar votimet për kryetar të Partisë Socialiste në rrethe.
Mësohet se në Poliçan dhe në Skrapar ka patur konsensus në zgjedhje.
Në Skrapar nga 79 votues morën pjesë 68, të cilët kishin të drejtë vote dhe të gjithë votuan “pro” kandidatit Edmond Omeri.
Ndërsa në Poliçan nga 38 veta me të drejtë vote, 27 vota ishin për kandidatin Arshi Tusha. Ky proces është ndjekur nga deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, Fidel Ylli.















