Sipas këtij burimi, lista serbe kërkon shtrirje në 20 lokacione të kompanisë mobile serbe , MTS DOO, postin e zëvendës shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ta ketë një person nga komuniteti serb.
Sipas burimeve, këto janë dy kërkesa sfiduese për Qeverinë e Kosovës, në të kundërtën deputetët dhe anëtarët të tjerë serbë në Qeveri nuk do të marrin pjesë në seanca dhe mbledhje qeveritare.
Në rast se pala kosovare jap pëlqimin e këtyre kërkesave atëherë deputetët e Listës Serbe do të japin mbështetje të plotë për votimin e marrëveshjes rezolutë ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot ka kërkuar që të tërheqë votimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, pasi sipas tij, Lista Serbe, ka kërkuar koncesione. Përkundër kërkesës së deputetëve të opozitës që kjo pikë e rendit të ditës të iu rikthehet Qeverisë , një gjë të tillë proceduralisht nuk është bërë. Mbetet që në seanca të radhës Kuvendi i Kosovës ta fus në rend të ditës.























