Diskutimet në mes të liderëve të bllokut Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, i përcaktuar për të rimarrë detyrën si kryeministër, Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, më në fund kanë arritur në stadin e marrëveshjes së shkruar.
Marrëveshja mes VV dhe “Treshes opozitare” nënshkruhet nesër në ora 13:00 mes drejtuesve Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj, i përcaktuar për të rimarrë detyrën si kryeministër (AAK), Fatmir Limaj (Nisma për Kosovën) dhe Albin Kurti (Vetëvendosje), më në fund kanë arritur në stadin e marrëveshjes së shkruar.
Koha.net, nga burimet e saj e ka siguruar dokumentin e shkruar nga LAN dhe VV, që së shpejti pritet të nënshkruhet nga të dyja palët.
Ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është “zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit dhe e mirëqenies së qytetarëve, reformat substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Veç këtyre, në dokument, palët janë pajtuar që të “ndërmerren reforma institucionale, me qëllim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve”.
Në dokument gjithashtu shkruan se blloku LDK-AAK-Nisma është pajtuar me Vetëvendosjen që të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”.
Në këtë dokument, të siguruar përmendet edhe çështja e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, duke thënë se duhet të vlerësohen rezultatet e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.
Në këtë dokument nuk jepen detaje se kush do të udhëheq me dialogun me Serbinë, se cilat resorë brenda qeverise se ardhshme te Kosovës do t’i këtë Vetëvendosja dhe po ashtu nuk përmendet privatizimi si pike e veçantë.
















