Sot në orën 20:45 Shqipëria do të përballet me Maqedoninë dhe do të kërkojë të nisë mbarë rrugëtimin e gjatë drejt kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.
Maqedonia pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues, ndërsa trajneri Igor Angelovski ka grumbulluar 5 lojtarë janë me origjinë shqiptare, shkruan Albeu.
Në sfidën e sotme kundër Shqipërisë do të jenë: Leonard Zhuta, Ezgjan Alioski, Ferhan Hasani, Agim Ibrahimi dhe Besart Ibrahimi.
Ende nuk është përcaktuar formacioni zyrtar me të cilin do të dalë në fushë përfaqësuesja e Maqedonisë.






















