Pepkolaj shprehet se era ka ndikuar në rritjen e zjarrit, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve është bërë me helikopter. Momentalisht Pepkolaj shprehet se zjarri është izoluar dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët apo pushuesit.

Në vendngjarje ndodheshin forca të shumta të policisë, prefekti i zonës si dhe kryetari i bashkisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit nëse është i qëllimshëm apo jo. Për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar.