Një student shqiptar është arrestuar tre ditë më parë nga policia italiane pasi, në gjendje të dehur kërcënoi efektivët, të cilët ndërhynë për të zgjidhur një konflikt mes të riut dhe bashkatdhetarit të tij 23-vjeçar në një kamp në “Milano Marittima”.
Studenti 22-vjeçar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), rezident në Verona, ka lëshuar edhe celularin drejt karabinierëve për ti godur. Dy të rinjtë kanë pësuar lëndime, ndërsa efektivët e policisë nuk janë dëmtuar, shkruajnë mediat italiane.
22-vjeçari, pas një nate në qeli, doli para gjykatës dhe u njoh me dënimin prej 3 muaj burg dhe dëbim nga Italia.















