Një italian është vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën ku ai po udhëtonte është gjetur një sasi kokaine. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, është arrestuar Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues në Pistoia, Itali.
Arrestimi i tij është bërë sepse në lagjen Nr. 1, Durrës policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” me targa AA 625 MT, me drejtues 20-vjeçarin me inicialet D. T., banues në Kavajë, dhe pasagjerë ishin italiani i arrestuari dhe e fejuara e tij, shtetësia A. T., 32 vjeçe, banuese në Kavajë.
Në çantën e dorës së 32-vjeçares nga Kavaja iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Italiani Leggiadro deklaroi se e kishte futur ai në çantën e të fejuarës së tij, shtetases A. T. Pas kësaj italiani është vënë në pranga për shitje droge.















