Kjo gjë nuk përmendet në asnjë deklaratë të policisë italiane.
Në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme njësitë aerodetare të Guardia di Finanza ka arritur të ndalojnë një gomone rreth 6 metra të gjatë me dy skafistët shqiptarë me inicialet A. P., 43 vjeç dhe G. S.m 39 vjeç në bord, të cilët transportonin rreth 734 kg Kanabis.
Gomonia kishte dy motorë prej 250 Kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord. Të ndihmuar nga njësia ajrore e Frontex me avion dhe helikopter të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i gomones, shkruan syri.net.
Personat në bord janë arrestuar nga autoritetet policore italiane. Policia e Shtetit thotë se ka shkëmbyer në kohë informacion me GdF dhe po punohet bashkarisht për hetimin e ngjarjes.























