Italia është tronditur nga një seri tërmetesh mbrëmjen e sotme.
Tërmeti i parë me magnitudë 5,4 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në orën 19:11 dhe e kishte epiqendrën në Italinë qendrore, konkretisht në provincën Macerata, dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë, L’Aquila, Perugia dhe Terni.
Mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti ka shkaktuar panik të madh tek banorët e zonave të prekura nga lëkundjet, të cilët kanë dalë nëpër rrugë. Raportohet për shembje të disa ndërtesave pranë epiqendrës së tërmetit.
Lëkundja e parë u shoqëruar nga disa më të vogla, dhe më pas rreth orës 21:18 u ndje një lëkundje e fortë me magnitudë 6,3 ballë e shkallës Rihter. Dy persona kanë mbetur të plagosur në Marche, që ishte edhe epiqendra e tërmetit të fortë.
















