Grupi i fushatës është quajtur “emigrantët ndërgjegjes”, fushata do të ketë vlerë një milion e gjysmë euro, dhe përfshinë 15 vende, nga të cilat është numri më i madh i emigrantëve, sipas AFP, transmeton lajmi.net.
Videoja që është publikuar ka në kontekst emigrantët që tregojnë vuajtjet e tyre deri sa ishin në duart e kontrabandistëve gjatë kalimit të detit Mesdhe.
Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, i cili ka nisur këtë projekt në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka thënë se numri i emigrantëve që shkojnë drejt Evropës është duke u rritur.
Ai përmendi shembuj të grave që janë përdhunuar, dhe njerëzve që kanë shikuar të dashurit e tyre të vdesin nga etja në shkretëtirë ose të mbytet në det.
Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 2 korrik, 70,930 persona kanë zbarkuar në Itali nga janari deri në qershor të këtij viti, ndërsa vitin e kaluar në vend kishin hyr 153.000 emigrantët.
Që nga viti 2014, më shumë se 10.000 emigrantë kanë vdekur ose janë mbytur duke u përpjekur të arrin në Evropën nga deti, shumica e tyre kanë humbur jetën në pjesën qendrore të Mesdheut, sipas UNHCR-së. /Lajmi.net/






















