Kreu i bandës së dyshuar kriminale ishte 41 vjeçari Mohamed Kamel Khemiri, një tunizian i cili kishte qenë më parë i arrestuar nën akuzën e kontrabandës së drogës.
Khemiri ishte bërë një islamist radikal dhe është nën hetime për akuzat e terrorizmit, tha policia, transmeton KosovaPress.
“Për sa kohë që unë jetoj do të jem një njeri i Shtetit Islamik, dhe në qoftë se unë vdes u bëj thirrje që të bashkoheni me mua”, ka thënë Khemiri , duke folur arabisht, në një bisedë telefonike të regjistruar nga policia në janar të vitit 2015, u tha gazetarëve prokurori Luigi Alberto Cannavale.






















