Një 24-vjeçare shqiptare në Itali ka rrahur të dashurin, ndërsa më pas ka përfunduar në prangat e policisë.
Mediat fqinje raportojnë se vajza ka kundërshtuar me dhunë karabinierët që i kishin shkuar në shtëpi për ta arrestuar pas njoftimit të fqinjëve që kishin dëgjuar zhurmat.
Ngjarja ndodhi në Faenza afër Bolonjës.
Emri i vajzës nuk bëhet me dije. Ajo ka qenë në gjendje të dehur kur bëri sherr me të dashurin.
Mësohet se shkak i sherrit ishte fakti që djali u kthye vonë nga një festë me miqtë e tij.
/LAPSI.AL/















