Një 26-vjeçar rezident në Piacenza të Italisë është denoncuar, pasi ka shkeluar arrestuin shtëpiak për të punuar në një kantier ndërtimi, raportojnë sot mediat lokale.
Karabinierët e stacionit të policisë së Piacenza-s kanë vënë re mungesën e të riut në gjyq gjatë të shtunës dhe kështu shkuan për kontroll në banesën e tij.
26 vjeçari, i arrestuar për trafik e droge, nuk ishte në banesë, por kishte shkuar për të punuar në një kantier ndërtimi, ku i është autorizuar nga gjykata të punonte nga e hëna deri të premten, dhe jo në fundjavë./Syri.net/















