Një 31-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.
Ai u kap në zonën e Corigliano Calabro dhe akuzohej për vjedhje dhe vrasje nga pakujdesia.
31-vjeçari ishte në arrest shtëpie në mars të vitit 2015, por në muajin nëntor ai u largua duke thyer masën e arrestit shtëpiak dhe për këtë arsye ishte në kërkim.
Ngjarja
Në muaji janar të vitit të kaluar, shqiptari po udhëtonte me makinë dhe u ndalua nga policia për kontroll. Ai nuk ndaloi dhe u largua me shpejtësi. Gjatë ndjekjes nga karabinierët, makina e shqiptarit doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Për këtë arsye, njëri nga pasagjerët që ishte në makinë ndërroi jetë. Policia konstatoi gjithashtu se 31-vjeçari kishte në automjet disa objekte të vjedhura. Ai u akuzua për vjedhje dhe vrasje nga pakujdesia dhe për këtë arsye ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.















