Një i ri shqiptar është dënuar mbrëmjen e djeshme nga një gjykatë në Itali me izolim në shtëpi për një vit.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Fredjan Turja, rezident në Brugnera dhe i pa punë, shkruajnë mediat lokale. Më 15 maj të vitit 2014, në katër të mëngjesit, shqiptari i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, u ndalua nga policia në rrugën “Gramsci”, në Brugnera.
Pas kontrollit, atij iu gjetën 13 kartëmonedha 100 euro false.















