Polica italiane ka vënë në pranga 31 vjeçarin shqiptar,me akuzën e dhunës ndaj bashkëshortes së tij 27 vjeçare. Burime nga policia bëjnë me dije se çifti bashkë me dy fëmijët, 2 dhe 6 vjeç, kanë qenë në makinë duke u kthyer në Brescia ku jetojnë. Në lartësinë e Cerignolës, ndërsa ngiste makinën, Yzeiraj e ka marrë të shoqen me shpulla e i ka rënë disa herë me celular në kokë, në sy të fëmijëve. Shkak i grindjes duket se kanë qenë mosmarrëveshjet familjare. Yzeiraj i ka shkaktuar të shoqes shenja në kokë, brinjë të thyera dhe buhavitje të fytyrës aq sa është dashur që ajo të shkojë në spital. E. Yzeiraj është shoqëruar menjëherë në burgun e Foggias. Nga dëshmitë mësohet se Yzeiraj është tip i dhunshëm dhe më shumë se njëherë ka rrahur gruan duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














