Një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte shtruar në një spital psikiatrik në Itali, pasi kishte tentuar të digjte të ëmën me benzinë, është arratisur.
Mediat italian shkruajnë se, shqiptari, rreth orës 12.45 të së dielës, kapërceu muret rrethuese të qendrës psikiatrike në qytezën Ceccano dhe që atëherë është në kërkim nga autoritetet.
“Për momentin nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij”, raportojnë mediat lokale.















