Dy ditë pasi një 35-vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës në Itali, një tjetër i ri shqiptar raportohet se është plagosur rëndë.
I plagosuri është një 18-vjeçar, i cili u aksidentua pasditen e djeshme, në ambientet e brendshme të një kompanie në zonën industriale të Caledon, në Piacenza.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke kryer një stazh në kompani.
Sipas raportimeve, i riu po punonte në një makineri që i ka kapur një dorë duke i shkaktuar lëndime të rënda në jë dorë, krah dhe në kokë.
Pasi u lirua nga makineria, 18-vjeçari u transportua në spitalin e Piacenza-s, ku më pas u vendos transferimi i tij në një spital më të specializuar në Parma.
Aksidenti është duke u hetuar.















