Isufi ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë nën presion të askujt, sa i përket përcaktimit të vijës kufitare, meqë sipas tij, praktika ka treguar se shumë shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar. Sipas Isufit, nuk është I mjaftueshëm vetëm një dokument kadastral, kriter ky mbi të cilin është bazuar Komisioni Shteteror për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Kosova nuk duhet të jetë nën presionin e kujtdo qoftë., sepse kemi shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar, dhe Kosova nuk mund të lejojë qe vetëm dokumenti kadastral ta përcaktojë kufirin e Kosovës, por duhen parë edhe harta të tjera. Ne besojmë në vullnetin e deputetëve të Kosovës”, ka thënë Isufi.





















