“19 vite lavdi nga rënia heroike e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, Kosova ende po paguan çmim për lirinë e saj me protagonistët e luftës së UÇK-së siç është rasti I Komandantin Ramush Haradinaj që është ndaluar në Francë nga propaganda serbe”, ka shkruar Isufi në profilin e tij në “Facebook”.
Më tej, Isufi ka thënë se liria e Kosovës do të jetoj sa të jetoj ideali dhe përkushtimi i Ademave e Ramushave.
“Forcë dhe krenari për Ramush Haradinajn se liria e Kosovës është një dhe e patjetërsueshme me kufij të paprekshëm të saj. Liria jonë dhe Kosova Republikë do të jetojnë sa të jetoj ideali, përkushtimi dhe sakrifica e Ademave, Ramushave dhe e popullit të Kosovës. Lavdi Jasharëve dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit”, ka shtuar Isufi.






















