Këtë e kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së.
Beqiri madje nuk ka nguruar të dal edhe publikisht në media me këtë ambicie, për ta ri udhëhequr Prishtinën, që ishte kryetar dikur.
Por, Beqiri nuk është se ka marr mbështetje në parti.
Një zyrtar i LDK-së ka thënë se në bazë të një hulumtimi në terren që e ka realizuar kjo parti, Beqiri nuk është fytyrë që po e dëshiron elektorati sërish në krye të Prishtinës.
“Nga hulumtimet e brendshme që janë bërë në LDK del se elektorati donë një fytyrë të re”, thotë zyrtari i partisë.
Sipas këtij zyrtari, në konsideratë vjen ministri i tanishëm i Financave, Avdullah Hoti, që ishte dikur nënkryetar i Prishtinës.
“Hoti po shihet në parti si teknokrat, dhe ministër i suksesshëm dhe njohës i mirë i qeverisjes lokale”, thotë zyrtari i LDK-së.
Ky zyrtar thotë se nga loja bien dy emrat e përfolur në opinion, Lumir Abdixhiku, që është ligjërues në Riinvest, institut i themeluar nga vetë shefi i LDK-së, dhe Ismet Beqiri.
Në opinion është përmendur edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abran Abrashi, si kandidat i mundshëm për Prishtinën, por që ky i fundit nuk ka shfaqur interesim.























