Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar edhe për vuajtjet e refugjatëve shqiptarë aty.
“Gjatë bisedave që pata me ta e që nuk deshën t’u përmendet emri, më thanë se dy muaj kanë fjetur nën ura ose në korridore të ndërtesave e tash i kanë sjell këtu. Ata ndiheshin të kënaqur tani, duke i parë me sytë e mi se në çfarë kushtesh të rënda jetonin nëpër tenda të vogla. Fotot e mëposhtme flasin vet për kushtet e tyre të jetesës këtu”, ka shkruar Islami.

























