Një video e re e regjistruar me një nga vrasësit e priftit të Normandisë u publikua dje nga Shteti Islamik .
Në video sulmuesi Abdel-Malik Nabir Petitjean kërcënon Presidentin Francois Hollande dhe Kryeministrin Manuel Valls, si dhe popullin francez për më shumë sulme terroriste ndaj vendit, raporton “Reuters”.
Ai u vra nga policia së bashku me bashkëpunëtorin e tij Adel Kermiche pas prerjes në fyt të një prifti të moshuar në një kishë pranë Rouen.
Gjithashtu në video i bëhej thirrje myslimanëve për të sulmuar vendet që janë duke luftuar kundër Shtetin Islamik në Siri.
Ajo u botua nga “AMAQ” media në krah të grupit terrorist dhe nuk dihet kur është regjistruar.















