Britania po rrit ndjeshëm masat e sigurisë për një sulm të mundshëm nga terroristët e Shtetit Islamik.
Sekretarja e Sigurisë, Priti Patel, njoftoi sot se një sulm të ngjashëm pritet të ndodhë në kryeqytetet e rëndësishme të Europës, dhe se Londra mund të jetë shënjestra e radhës.
Forcimi i sigurisë erdhi një ditë pasi disa terroristë vranë 7 persona në qendër të Vjenës në Austri.
Po ashtu ditë më pas një person i armatosur vrau 3 persona me thikë në katedrale Notre-Dame të Nisës në Francë.
“Këto janë masa parandaluese por ende nuk jemi zëra për një sulm të sigurtë,” shkruan Patel në rrjetet sociale.
“Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mbrojtjen e merituar popullit britanik,” tha ajo.



















