Turqia ka granatuar pozicionet e Shtetit Islamik matanë kufirit në qytetin sirian Jarablus, për të ndihmuar rebelët sirianë që ta marrin kontrollin mbi këtë qytet.
Burime nga rebelët i kanë thënë Reuters se ata kanë qenë duke u mobilizuar në Turqi, gati për të kaluar në Jarablus.






















