Pista të reja hetimi janë hapur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline. Mediat shkruajnë se policia greke dyshon se Babis është marrë me trafik droge dhe arsyeja pse e ka vrarë të shoqen ka qenë zbulimi i sekretit të tij. Dyshimet janë ngritur nga hetuesit pasi janë zbuluar shpenzimet marramendëse të çiftit.
Në ditarin që i është gjetur Caroline, ajo përshkruante në detaje jetën luksoze që bënte me Babis. Ata kishin blerë një tokë që kushtonte 47.000 paund dhr vlera e shtëpisë së ndërtuar kapte 140.000 paund. Pavarësisht se Babis merrte rrogë piloti, ata shkuan me pushime në Dubai.
Një tjetër indicie ka qenë deklarata e David Crouch, të atit të Caroline, i cili besonte se i dhëndri merrej me trafik droge dhe e bija e tij e kishte zbuluar.



















