• Latest
  • Trending
  • All

Ishte betejë për pushtet, jo për drejtësinë!

21/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ishte betejë për pushtet, jo për drejtësinë!

21/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Mero Baze/

Beteja e Partisë Demokratike kundër reformës në drejtësi do të hyjë në historinë e politikës shqiptare, si beteja më e neveritshme që udhëheqësit e një krahu politik kanë bërë kundër Perëndimit dhe shumicës së popullit të tyre, në këtë vend.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Për gati një vit e gjysëm, ata u detyruan të lëvizin nga refuzues dhe bojkotues të procesit, në pjesmarrës, kundërshtarë dhe në fund, në votues të tij.

Veçanërisht dy javët e fundit, beteja i ka kaluar të gjitha kufijtë e një raporti normal negociatash, duke e bërë të pakuptueshme përse Lulzim Basha duhet të ekspozohej si përfaqësues i një pakice shqiptarësh antireformë dhe si një kukull kallçuku, përballë udhëheqësve të nivelit të lartë politik, që nga Angela Merkel, Elmar Brook, e deri tek Viktoria Nuland, që ju desh të merren me të.

Partia Demokratike ka qenë në opozitë për vite të tëra dhe në pushtet disa herë, dhe i ka ndodhur që për tetë vite në opozitë dhe katër vite në pushtet, nuk ka pas fare akses politik mbi pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë, bile i ka pasur armiq politikë. Por asgjë nuk e ka gjetur. Sali Berisha ishte pas vitit 1997 në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kishin zgjedhur politikisht socialistët pa asnjë balancë politike, por asgjë nuk e gjeti.

Socialistët po ashtu kanë qenë deri në vitin 1997 dhe pas vitit 2008, pa asnjë pushtet mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por kjo nuk i ka penguar në asgjë. Beteja e neveritshme për të llogaritur se kujt i takon gjysëm anëtari komisioni, është diçka që nuk justifikon as lodhjen e nervave të ndërkombëtarëve, dhe as tensionin e krijuar në shoqëri.

Shpjegimi duhet parë përtej reformës.

Kryearsyeja e këij refuzimi ka qenë përpjekja për ta përdorur procesin e miratimit të reformës kushtetuese, si një pykë për të çarë koalicionin PS- LSI dhe për të krijuar një hendek mes Ramës dhe Metës, çfarë pjesërisht e kanë arritur.

Reforma shënoi një shpërthim të pazakontë paranojash dhe skenarësh që shoqëronin miratimin e saj, a thua nesër në mëngjes, këtu do zbarkojnë ushtarët e Erdoganit dhe do arrestojnë këdo që u del para.

Reforma do së paku tre- katër vite të implementohet dhe nuk ka bazë reale për frikëra selektive apo për burgosje e ndëshkime politike. Reforma po bëhet që sistemi ynë i drejtësisë, të mos bazohet më tek hakmarrja politike apo përdorimi politik, por tek raporti i barabartë i çdo qytetari përballë ligjit, përfshi dhe udhëheqësit politik.

E gjithë kjo klimë e induktuar nga opozita synonte të frikësonte aktorët politik dhe të përçudnonte objektivin e reformës.

Brenda këtij dimensioni kishte dhe një dimension fyes për mënyrën se si PD e trajtonte LSI, si parti që duhet t’i bashkohej aleancës me PD si e rrezikuar nga ligji, dimension që e bëri deri diku punën e vet.

Por duhet thënë se në orët e fundit, vendimtar për gjunjëzimin e Lulzim Bashës, ka qenë pranimi i ofertës perëndimore nga Ilir Meta dhe ngritja e tij nga tavolina e bisedimeve, duke lënë të vetëm Lulzim Bashën. Ai është momenti që reforma u quajt e mbyllur politikisht dhe mesazhi i ardhur nga Brukseli ishte të ndërpriten negociatat dhe drafti të shkojë në Kuvend.

Në këtë pikë mund të thuhet pa frikë se ilir Meta i shpëtoi nderin Lulzim Bashës, duke e tërhequr zvarrë në proces në minutat e fundit, nëse kemi parasysh dhe kërcënimin e tij se nëse nuk votonte PD, do jepte dorëheqje dhe vendi do shkonte drejt zgjedhjeve. Basha nuk ishte i gatshëm për asgjë nga këto, as për çarjen e votave brenda PD, dhe as për zgjedhje në vjeshtë.

Një tjetër arsye që PD bëri këtë betejë të pakuptimtë kundër reformës dhe ndërkombëtarëve, është dhe përpjekja e Bashës për të testuar mbështetjen politike në grupin e tij parlamentar dhe për të testuar se kush mund t’i dilte nga rreshti. Dhe këtu është dhe paradoksi. Mbështetësit e reformës brenda PD, ku shquhet Eduard Selami dhe Majlinda Bregu, po votojnë sot të njëjtin draft, që duhet ta pranonin dhe dy ditë më parë, por ata u fyen dhe sulmuan nga brenda partisë, vetëm se e pranuan atë që pranon Basha sot, pa leje të tij. Biles vet Berisha i kërcënoi me përjashtim në deklaratën e tij. Është e çuditshme se si një parti që tërhiqet zvarrë dhe më në fund voton reformën, urren në finale, më shumë ata që ishin qysh në fillim pro reformës, se sa ata që e zvarritën atë. Kjo tregon se sa zemërthyer po shkojnë ata në votim.

Së fundmi, ka dhe një dimension personal të Sali Berishës në këtë histori, një gjë të lig që drejtohet dhe kundër Lulzim Bashës.

Dje paradite, Basha dukej njeri i dorëzuar dhe e vërteta është se ai i lejoi t’i thonin “Po” ndërkombëtarve dy kryetarë të partive aleate Shehi e Duka, për të justifikuar klithmën e tij “fitore” në drekë. Por Berisha ja ngriu buzëqeshjen në mbrëmje.

Spiralja në të cilën ai detyroi të futej Lulzim Basha, ishte e neveritshme dhe e pashpjegueshme për çdo njeri normal në perëndim. Frika se Basha po dilte si njeri i Perëndimit në PD, ia bën atij më të pasigurtë selinë e SHQUP dhe i heq asaj funksionin për të qenë një mburojë politike e tij. Berishës në thelb i intereson një pasardhës i damkosur nga Perëndimi dhe i pabesushëm për ta, për të qenë i sigurt se nuk e thërrasin ndonjë ditë t’i flasin kundër tij. Dhe duket se në fund ja arriti. Basha është sot një figurinë qesharake në sytë e atyre që u desh të merren me atë këto ditë, ku gjysëm ore pasi kishin folur, dukej sikur flisnin me një fantazëm.

Sulmet e parecedenta nga PD ndaj dy ambasadorëve më të rëndësishëm të Perëndimit në Tiranë, deliranca e tyre që donin ta zgjidhnin çështjen “me mik” në Bruksel apo Uashington, i çoi në një zyrë me kondicioner të prishur në Kuvend, përballë dy ambasadorëve, që kanë një muaj që i shajnë me nënë e babe, dhe të firmosin me bisht në shalë para tyre.

Është po ai Lulzim Basha dhe Sali Berisha që dje klithnin si mashtruesë “fitore”, duke nënkuptuar fitore kundër Perëndimit, dhe fakti që të huajt nuk kanë fuqi ekzekutive në sistem, dhe sot rrinin si pula para dy ambasadorëve që nuk kanë asnjë fuqi ligjore as në Kushtetutë, as në ndonjë ligj tjetër të vendit. Dhe kur dy ambasadorë që nuk kanë asnjë fuqi me ligj, bile as rekomanduese, i bëjnë zap, nuk e kuptoj pse gëzoheshin, se gjoja kishin arritur fitore ndaj të huajve në drejtësi, roli i të cilëve është përcaktuar me ligj.

Shqipëria sot po hap një kapitull të ri, i cili ndoshta do të ndryshojë për mirë të ardhmen e këtij vendi, por kjo betejë e egër kundër interesit të shqiptarëve dhe miqësisë së Perëndimit do të mbahet mend, si beteja më regresive që ndonjë politikan ka bërë në këtë vend kundër popullit të vet dhe miqve të kombit shqiptar. Për bythë të tyre!

Tags: edi rama
Previous Post

Pse Lu i është qepur Bashës me bukë në trastë

Next Post

Arrihet marrëveshja PS-PD-LSI, pritet votimi në Parlament

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Arrihet marrëveshja PS-PD-LSI, pritet votimi në Parlament

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.