• Latest
  • Trending
  • All

Ishin kohët kur mbi të gjitha qëndronte kombi…

02/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ishin kohët kur mbi të gjitha qëndronte kombi…

02/10/2016
in Aktualitet

Nga Marin Mema

Ata ishin dy klerikë, të dy besimeve të ndryshme. Njëri hoxhë nga Korça, tjetri prift nga fshati Fishtë. Në moshë lëviznin vetëm pak, sepse njëri kishte lindur në vitin 1873 dhe tjetri në vitin 1871. Sigurisht, fatin e kishin të ndryshëm, të shkuarën po ashtu, por ajo që i lidhte më shumë se gjithçka ishte çështja kombëtare. At Gjergj Fishta dhe Hafiz Ali Korça njiheshin për miqësinë e tyre të veçantë. Në ato kohë të turbullta, kur ndarja fetare nuk ishte e vogël, njerëzit habiteshin jo pak kur ndeshnin këta dy klerikë që bashkëpunonin pa kurrfarë vështirësie mes njëri-tjetrit. Nipi i Hafiz Ali Korçës, Aliu, që sot jeton në qytetin e Durrësit kujton se jo pak herë gjyshin e tij e gjykonin teksa mbyllej me orë të zgjatura me Fishtën duke punuar nën dritën e zverdhët të qiririt. Puna e tij kombëtare i kushtoi jo vetëm internimin nga autoritetet turke njëherë në vitin 1893 e më pas në 1900-n, por edhe shtytjet e goditjet me gurë që i rezervoheshin shpesh nga besimtarë radikalë teksa ecte rrugës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Të dy bashkëpunuan shumë herë me njëri-tjetrin, por padyshim një ndër momentet e rëndësishme ishte pjesëmarrja në Komsinë Letrare Shqipe të themeluar në vitin 1916. Ai ishte një komision gjuhëtarësh dhe mendimtarësh që synonte lëvrimin e gjuhës shqipe, zhvillimin e letërsisë, hartimin e teksteve të ndryshme, njësimin e drejtshkrimit të shqipes, pasurimin e saj e shumë elemente të tjera. Në janar 1917 u miratua për herë të parë një kod drejtshkrimor e po ashtu u caktuan rreth 500 terma për administratën shtetërore e gjyqet.

Padyshim që ky komision mund të konsiderohet si institucioni i parë shkencor për gjuhën shqipe. Hafiz Ali Korça dhe Gjergj Fishta ishin dy figura kryesore mes shumë të tjerëve, si Luigj Gurakuqi, Gjergj Pekmezi, Mjeda, Mati Logoreci, Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Anton Paluca, At Ambroz Marlaskaj, Sotir Peci, Vinçenc Prenushi, Luigj Naraçi, Josif Haxhimima etj. Ishin kohët kur çështja kombëtare vinte e para e patriotët qëndronin kah njëri-tjetrit pa i dhënë rëndësi besimit personal. Janë të pafundmë shembujt e këtij bashkëpunimi…

E ndoshta miqësia e këtyre dy klerikëve përbën një nga simbolet që përmbledh e tregon pikërisht këtë frymë që ekzistonte mes figurave kombëtare në atë periudhë të vështirë historike.

Hafiz Ali Korça e konsideronte Fishtën si një ndër pionierët që bënë të mundur shkrimin e gjuhës shqipe, teksa takimet me të në vitet 1909 – 1910 i përshkruan si tregues të një miqësie e respekti të rrallë. Ai mbështeti jo vetëm kongresin e Manastirit, por kundërshtoi fort edhe tentativën e autoriteteve turke për të bërë që shqipja të shkruhej me shkronja arabe përmes sistemit nga e djathta në të majtë. Sipas të dhënave, ata kishin kontakte të vazhdueshme dhe diskutonin për qëndrimet që duheshin mbajtur për çështje të caktuara, sidomos gjatë periudhës 1916 – 1918.

At Gjergj Fishta e Hafiz Ali Korça nuk ishin thjesht autorë krijimesh me nivel të lartë artistik. Ata hartonin teza të mirëfillta pedagogjike, filozofike e linguistike.

Është e vështirë të përmbledhësh jetët, arsimimin, pjesëmarrjet në kongrese, aktivitete e komisione, veprat e shumta që mbajnë autorësinë e tyre, kualifikimet, sepse qoftë At Gjergj Fishta, qoftë Hafiz Ali Korça gjithçka ia kushtuan aktivitetit kombëtar. E në fakt për atë pjesë të jetës së tyre duhet shkruar e rishkruar, por pa lënë mënjanë edhe këtë anë tjetër më njerëzore, më të thjeshtë, më të ndjeshme e që është një mesazh i qartë i asaj që kishte më shumë rëndësi në atë kohë.

Në vitin 1940, Fishta vdiq pa mundur të shikonte jo thjesht terrorin mbi klerikët katolikë, por as internimin dhe burgosjen e mikut të tij të dikurshëm Hafiz Ali Korçës. E megjithatë hoxha nuk e harroi e në 1954-n, dy vite para se të vdiste në Kavajë, siç kujton Mërgim Korça (dëshmitar, por jo familjar i tij)  shprehu kundërshtinë e tij të hapur ndaj përndjekjes që po u bëhej priftërinjve katolikë. “Këta (komunistët) nuk kanë as fé dhe as atdhé. Të kish qenë gjallë Patër Gjergji, as para tij nuk do të stepeshin e do ta përdhosnin e ta zhduknin. E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e tij të pashtershme, si edhe për atdhetarizmin e tij, i cili nuk njihte kufij”.

Këto ishin fjalët e Hafiz Ali Korçës e një miqësie që dukshëm shkonte shumë përtej rrobës së klerikut, të interesave të vogla e të mëdha. Ata ishin burra që nuk shikonin pushtetin, as të mirat personale, por përkundrazi dhanë jetët e tyre dhe të familjeve, shkrinë pasurinë për të realizuar ëndrrën e tyre të vetme, të pavarësonin Shqipërinë. Ky ishte ideali i tyre.

Ishin kohët kur mbi të gjitha qëndronte kombi…

Previous Post

Shqipëria, vendi i 5-të në botë për numër vdekjesh nga ndotja

Next Post

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria bashkëpunimi shembullor në shkëmbime tregtare

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Thaçi: Kosova dhe Shqipëria bashkëpunimi shembullor në shkëmbime tregtare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.