Ai është nderuar për heroizmin e treguar, kur u ballafaqua duarthatë me terroristët, duke shpëtuar qindra civilë mysafirë në restorantin ku punonte në “London Bridge” dhe “Borrow Market”.
Kështu, Gashi ka treguar heroizmin e tij, sikur në Pashtrik në vitin 1999, ashtu edhe në Londër më 2017, duke u nderuar në Londër.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale, derisa atë e ka shpërndarë edhe ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke u krenuar me nderimin që i është bërë ish-luftëtarit të UÇK-së.
Gashi u nderua në mesin e 200 personave “për vënien e vetes në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve gjatë sulmeve shokuese”.























