Ministria e Financave drejton një kërkesë për plotësimin e dokumentacionit nga ana e atyre ish-të dënuarëve politikë që janë gjallë dhe përftiojnë nga ndryshimet e bëra në ligj. Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës” dokumentacioni që duhet të plotësojnë janë: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Përfituesit duhet të sigurohen që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re. Ndërsa për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë” duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit. Edhe për ta vlen që numri i llogarisë bankare duhet të jetë në lek në në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe duhet që llogaria të jetë ende aktive ose të hapet një llogari e re. Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda” duhet të dorëzojnë një raport mjekoligjor. Dokumenti duhet të jetë origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithësecilit dhe me vulë, jo kopje, për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga: KEMCAP (KEMP-i epror) ose raport mjeko ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme. Këto dokumente janë të vlefshme vetëm nëse janë lëshuar nga qendra Shëndetësore Universitare “ Nënë Tereza”, qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”.
Gjithashtu, kjo kategori duhet të dorëzojë certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të sigurohen që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re. Për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç” përveç çertifikatës personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, duhet të dorëzojnë edhe certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur, certifikatë personale të fëmijës/ fëmijëve të mitur, si dhe nurmin e llogarisë. Përfitues nga ligji është edhe një tjetër kategori. “Për persona ishtë dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të rradhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, trashëgimtarët e tyre duhet të dorëzojnë certifikatë vdekje të personit ish-të dënuar, certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më, certifikatë familjare të ish-të dënuarit ku të përfshihen fëmija/ fëmijët e mitur. Bashkangjitur këtyre dokumenteve duhet edhe një dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor, vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më si dhe numrin e llogarisë, në kushtet e përmendura më sipër. Për kategorinë e gjashtë me prioritet “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç” dokumentacioni që duhet të plotësojnë është certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numri i llogarisë bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dokumentet e kërkuara duhet të futen në një zarf të bardhë ku në vend të dukshëm të shkruhet emri i ish-të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë.














