Prokuroria pasditen e sotme ka lëshuar një urdhër arresti për një nga ish- drejtuesit e Krimit Ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj. Dyshohet se ky i fundit të ketë qënë i përfshirë në rrëmbimin e Gazmend Çollakut dhe bashkpunëtorë në eleminimin e tij. Dalipaj ka qënë shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ishte përjashtuar nga detyra për dekonspirim të operacionit të “Lojërave të fatit”.
Urdhër arresti për Dalipaj, nuk është dhe aq i rastësishëm kur paraditen e sotme, policia me anë të një operacioni ka bërë të mundur të ndaloj shtetasin D.Shtrazi, i cili sipas hetimeve dhe analizave në vendngjarje ka qënë ekzekutori kryesor ndaj Çollakut.















