Një numër i konsiderueshëm i ish pjesëtareve të UÇK-së vazhdojnë të jetojnë në kushte të renda. Albina Çela ditëlindjen e saj të pestë po e feston në Klinikën e Pediatrisë në Spitalin e Prishtinës. Kjo ngase ajo që disa javë është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë. E shtrirë në shtratin e saj ajo flinte pa ditur se çfarë po ndodhte me të. Fytyra i ishte e zbehur dhe dukej e molisur. Fjeti për disa minuta dhe u zgjua duke tentuar që ta largojë infuzionin të cilin mjekët ia kishin vënë në këmbën e majtë. Infuzioni ishte duke e shoqëruar për pesë javë rresht.
Në dhomën në të cilën ajo qëndronte, kishte dhe dhurata të cilat i ishin dhuruar për ditëlindjen e pestë. Nëna e Albinës, Afërdita, e kishte shumë të vështirë ta shihte vajzën e saj në atë gjendje. Ajo thotë se nuk kanë para të mjaftueshme për t’i mbuluar kostot e shpenzimeve, shkruan Gazeta Tribuna. “Albina është vajza ime e vogël pasi që unë kam edhe një djalë tetëvjeçar. E kemi shumë të vështirë t’i sigurojmë paratë për terapi. Albina është drita e syve të mi, po ja që po sprovohemi me këtë sëmundje”, tregonte me lot në sy Afërdita. Edhe babai i Albinës, Dibrani, rrëfen për kushtet e rënda të kësaj familjeje. Ai ka hyrë në kredi, për shërimin e bijës së tij. Për dy vite ka qene pjesëtar i UÇK-së ne rajonin e Shalës. Ai ka hyrë në kredi 10 mijë euro te cilat komplet do t’i duhen t’i dedikoj për shërimin e vajzës se tij. Ne Kohen e zgjedhjeve qeveria e tanishme kishe ndarë një fond prej 5 milionë eurove për t’i ndihmuar fëmijët e prekut nga leukemia, por duket se aje fond nuk po arri t’i përmbush nevojat e gjithë të prekurve.















