Ai ka deklaruar se ka folur në emër të shqiptarëve, dhe për këtë nuk ka marr leje as nga siç i quan ai, kosovarocentristët e as përfaqësuesve të kombit jugosllav.
“…Ka vetem nje komb, kombi shqiptar, i cili ka jetuar ne territoret e tij shume kohe perpara se te vinin sllavet ne Ballkan. Ai komb kurre nuk ka patur ambicie ekspansioniste. Shqiperia eshte nje komb i vetem, por i ndare dysh si rezultat i padrejtesive historike…”
Keshtu kam deklaruar si perfaqesuesi i Shqiperise ne OKB me 15 tetor 1991, ne Neë York. Kuptohet se nuk u kisha marre leje kosovocentristeve te “kombit kosovar”, as perfaqesueseve te kombit jugosllav, vetem ne emer te kombit shqiptar, nje dhe i pandare!, ka shkruar Neçaj.
Neçaj duket se është i afërt me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi mban një fotografi në profilin e tij në facebook.
“Kenaqesi e vecante koha dhe bisedat me Albin Kurtin, intelektual i mirefillte, erudit, mendje hapur, patriot i sinqerte, politikan atipik i trojeve shqiptare!”, shkruan ai.
























