Gjykata e Lartë e ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili akuzohej për shpërdorim detyre.
Trupi gjykues ka hedhur kështu poshtë kërkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar 1 vit burg për ministrin e qeverisë “Berisha”, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka qenë ministër i Arsimit, në periudhën 2009- 2013.
Ish-Ministri Tafaj akuzohej se në kundërshtim të hapur me ligjin ka akredituar programe studimi të Universitetit “Vitrina”.
Sipas Prokurorit, Tafaj ka akredituar 8 programe studimi, ndëesa Këshilli i Akreditimit nuk i kishte pranuar këto programe, pasi “ Vitrina” nuk plotësonte asnjë nga kriteret për hapjen e këtyre programeve, kështu që ka shkaktuar dëm prej 1 milion eurosh.
Më se 1.869 diploma të lëshuara nga universiteti privat “Vitrinat” janë shpallur të pavlefshme.















