Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gati çdo ditë që pas shkarkimit nga kryeministri Rama, ka bërë një opozitë të fortë ndaj qeverisë dhe çdo zhvillimi tjetër të rëndësishëm në vend.
Së fundmi me anë të një mesazhi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Manjani thotë, se 3 nga 29 kandidatët e përzgjedhur për komisionin e Vettingut kanë precedentë penalë, ndërsa një e katërta e tyre nuk ka punuar asnjë ditë si juristë.
Por ish-ministri i LSI-së nuk jep emrat e tre personave të përzgjedhur për të kryer procesin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, të cilët janë me precedentë penal.
“Përshëndetje,
Nga 29 kandidatët e filtuar për t’u zgjedhur në komisionet e Vetting, 3 prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale!
Një e katërt s’ka punuar asnjë ditë juriste!
Nuk e di a i ka parë OMN..!”, shkruhet në mesazhin e Manjanit.





















