Ish-ministri i Jashtëm i Francës gjatë perudhës së luftës së Kosovës, Hubert Vedrine, ka kundërshtuar idenë e Ramës për një afrim shqiptaro serb sipas modelit franko-gjerman.
Gjaté një leksioni të hapur me studentët e UET ai tha se krahasimi i kryeministrit shqiptar nuk qëndron. Ai koincidoi në Tiranë pikërisht me ditën e vizitës së Kryeministrit serb, Vuçiç.
Kur u pyet nga studentët nëse qëndronte krahasimi që kryeministri Edi Rama i bëri kësaj vizite duke krahasuar me pajtimin mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, Vedrine tha se nuk shihte një analogji të situatës, rrethanave dhe mënyrës së bashkëpunimit, por thjesht një krahasim të bukur.
“Është një krahasim i bukur, një inspirim i bukur, por në realitet gjendja është e ndryshme. Nuk duhet harruar se pas Luftës së Dytë Botërore nuk është Europa që bëri paqen, sepse ajo ishte fusha e betejës, por ishin amerikanët dhe sovjetikët që bënë paqe, imponuan paqen. Duke qenë se kishte një kërcënim sovjetik në Europën Perëndimore, kjo i shtyu europianët që të bashkëpunojnë më ngushtë me njëri-tjetrit.
Amerikanët u rikthyen dhe vunë kontrollin e tyre duke bërë dhe Planin Marshall. Pra ajo që dua të them është se ajo që nuk është e krahasueshme është se nuk kemi kërcënimin ushtarak dhe nuk kemi amerikanët që u thonë francezëve dhe gjermanëve se duhet të bashkëpunoni atëherë kur Franca nuk donte absolutisht. Është normale që popujt të kenë kujtesë për vuajtjen dhe kjo duhet respektuar. Pajtimi franko-gjerman është i bukur globalisht, por ju duhet të gjeni rrugën tuaj të pajtimit. Nëse Shqipëria dhe Serbia arrijnë të bashkëpunojnë në mënyrë të zgjuar me projekte të përbashkëta, infrastrukturë apo gjithçka tjetër, të gjithë mund të bashkëpunojnë në këtë shembull”, – tha Vedrine duke komentuar këtë moment.
Duke komentuar vizitën, Vedrine tha se është një vizitë historike, e cila tregon se këto dy shtete kyç të rajonit arrijnë të punojnë së bashku mbi një çështje kyçe, siç është Kosova. “Kjo është e mrekullueshme. Është më e fortë se çdo fushatë ku thuhet se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Më besoni mua, sepse kjo është një pikëpamje franceze”, – tha ai.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















