Nga deklarimi i pasurive që kanë bërë gjatë vitit 2015, ,mund të vihet re se cila është gjendja aktuale e pasurisë së disa prej ish’ministrave të qeverisë Berisha.
Majlinda Bregu, ndër të tjera, ka deklaruar Të ardhura nga qiradhënia e ambienti tek një bankë e nivelit të dytë 27 000 (njëzet e shtatë mijë) Euro.
Ajo ka shlyer 8 281 euro për një kredi të cilës në datën 31 dhjetor 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128 990 euro.
Ridvan Bode thotë se është posedues, i bonove të thesarit me vlerë 5 290 000 lekë. Bashkëshortja e tij është poseduese e bonove të thesarit me vlerë 8 140 000 lekë. Ka një obligacion dhjetë vjecar data 1 janar 2015 në vlerën 1 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë e tij është 423 846 lekë.
Gjendja e një tjetër llogarie bankare në një bankë të nivelit të dytë, është 305 205 lekë.
Bashkëshortja, ka në në një bankë të nivelit të dytë, 480 913 lekë dhe në një tjetër bankë 3 344 234 lekë.
Djali, Eraldo Bode është poseduesi i bonove të thesarit me vlerë 1 980 000 lekë.
Eraldo Bode ka edhe 97 391 lekë dhe llogari tjetër 3 315 lekë.
Vajza e Bodes, ka në gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 133 716 lekë lekë. Ajo ka gjithashtu bono thesari në vlerën 2 180 000 lekë.
Ka një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë 20 000 euro nuk ka ndryshime në vitin 2015.
Genc Ruli
Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar 110 330 lekë ku vlera obligacion është 5 500 000 lekë.
Interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka 10 000 euro.
Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në Obligacione dy vjeçare 2 529 euro ku depozitimi në Obligacione është 85 000 euro.
12) interesa depozite 450 euro ku vetë depozita është 65 223 euro.
Interesa të llogaritura dhe jo të tërhequra për obligacione dy vjeçare 163 430 lekë u depozitimi obligacion ka vlerën 3 900 000 lekë.
14) interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në Bono Thesari njëvjeçare 130 269 lekë ku vlera e bonove është 4 600 000 lekë.
Iinteresa të llogaritura dhe të patërhequra 15 160 lekë për bono thesari në vlerën 520 000 lekë.
Interesa të llogaritura dhe patërhequra nga bono thesari 3 368 lekë për bono thesari në vlerën 247 000 lekë.
Zonja Ruli interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare 2 529 euro ku vlera e obligacioneve është 85 000 euro.
Kurime vjetore 15 000 euro.
Flamur Noka
Paguar gjatë vitit 2015 vlerën e kredisë së marrë pranë entit të banesave me 198 000 lekë, vlera e mbetur për shlyerje 3 729 000 (tre milion e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë) lekë.
Shlyer kredi për blerje automjeti me 682 euro, shuma fillestare e kredisë së marrë në 2015 është 30 000 euro.
Blerë makinë në vlerën 40 000 euro ku deklaron 30 000 euro kredi dhe 10 000 euro të mbajtura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.















