Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin. Më 20 maj, GJKKO vendosi të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Po ashtu ai nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite.
Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.



















