Kjo pasi sipas tij, mekanizmat kredibilë shtetërorë të vendit e kanë faktuar se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Demarkacionit. Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë një interviste, duke shtuar se askush nuk duhet frikuar se jemi afër luftës.
“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj deklaratat nxitëse dhe jostabilizuese për vendin tonë. Nuk duhet të kemi drojë, nuk duhet të kemi frikë se jemi afër luftës. Tek e fundit ne kemi interesa afatgjata me fqinjët, në veçanti me Malin e Zi”, është shprehur Mustafa.






















