Vehbi Alimuça, ish bosi i firmës piramidale VEFA është vënë sërish nën akuzë. Prokuroria e Tiranës e akuzon tani Alimuçën sëbashku më të birin, Artan Alimuça për pastrim parash.
Mësohet se organi i akuzën e akuzon ish-bosin e VEFËS për fshehjen e një shume të madhe dollarësh në një bankë në Hungari. Ndërsa djali i tij rezulton të jetë personi që ka derdhur shumën e konsiderueshme të parave në bankën hungareze.
Vehbi Alimuça, ishte bosi i firmës piramidale “Vefa Holding” e cila u krijua në mesin e vitit 1993 dhe deri në vitin 1998 kur u arrestua ai mashtroi 57.923 persona, duke i marrë atyre shumën prej rreth 325.300.000 dollarësh amerikanë.