Tanaskoviq beson gjithashtu se Serbia asgjë nuk ka humbur kur bëhet fjalë për Kosovën.
“Vitin e kaluar u pengua me sukses përpjekja e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, por nëse nuk bëhet asgjë në këtë çështje, atëherë ekziston mundësia që të ndryshojë situata”, ka thënë ai duke shtuar se situata në planik gjeopolitik ndryshon dhe kjo ndodh kur ka ndryshime politike në disa vende të cilat ndikojnë edhe në vendimet politike, transmeton Klan Kosova.
Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili theksoi ditë më parë se “Papa Françesku do ta vizitojë Kosovën si dhe ta njoh realitetin e Ballkanit”.






















