• Latest
  • Trending
  • All

Isa Mustafa shpërfill gazin lotsjellës dhe thirrjet për dorëheqje

21/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Isa Mustafa shpërfill gazin lotsjellës dhe thirrjet për dorëheqje

21/02/2017
in Aktualitet, Lajme

Në dy vitet e para të tij si kryeministër, Isa Mustafa ka parë pothuaj gjithçka. Protesta në rrugë për shkak apo në pritje të vendimeve të tij, gaz lotsjellës në sallë të Kuvendit si dhe një bllokadë disamuajshe politike e cila qytetarëve të vendit u ka kushtuar dhe po u kushton ende me izolim ndërkombëtar.

Megjithatë, në ditët kur vendi festoi nëntë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Mustafa tha për BIRN se nuk e ka ndërmend të largohet nga pozita pa i ardhur koha fundit normal të mandatit të tij në krye të qeverisë, në mes të vitit të ardhshëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Në fakt kjo Qeveri që nga dita e parë është përballur me kërkesën për ta ndërprerë mandatin, kërkesë që shpesh ka ardhur edhe përmes gjuhës së gurëve, molotovëve apo gazit lotsjellës në Kuvend. Por, ne kemi arritur që t’i tejkalojmë këto kriza artificiale, ta shmangim kaosin dhe anarkinë dhe ta çojmë përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, integrimet europiane dhe zhvillimet tjera. Këtë e kemi bërë duke u mbështetur në legjitimitetin dhe legalitetin e qeverisjes, në vullnetin qytetar dhe të subjekteve pjesë të koalicionit. Nuk ka munguar as përkrahja e çmuar e partnerëve strategjikë”, tha ekonomisti 65 vjeçar që drejton qeverinë e Kosovës, në një intervistë për BIRN.

Në dhjetor të vitit 2014, Mustafa veproi kundër basteve kur lidhi marrëveshje koalicioni me rivalin e tij më të madh politik, Hashim Thaçin e PDK-së, për ta themeluar qeverinë e ardhshme të vendit. Duke e bërë këtë, ai theu shumë zemra opozitarësh të cilët shpresonin që kishte ardhur koha që pushteti i Thaçit t’i përkiste të kaluarës.

Pak javë pas zgjedhjes së tij si kryeministër, opozita soli në rrugë për të kërkuar shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e tij i cili paraprakisht kishte përdorur fjalë fyese kundër protestuesve në Gjakovë që nuk po lejonin një grup serbësh të larguar nga ky qytet të ktheheshin në kishën e qytetit për t’i festuar Krishtlindjet ortodokse.

Skenat e dhunë su përsëritën shpesh gjatë vitit 2015 dhe 2016 kur opozita ndërmori një varg manifestimesh kundër marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit dhe asaj me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Isa Mustafa, duke folur për BIRN, thotë se ka bërë mjaftueshëm sa për ta marrë mbështetjen edhe të kundërshtarëve të këtyre dy marrëveshjeve, së fundmi duke themeluar një komision për matjen e territorit të vendit, ide e cila u refuzua nga opozita.

Një raport i këtij komisioni, pritet të dalë gjatë këtij muaji, ndërsa Mustafa thotë se ky raport do t’i dërgohet Kuvendit para se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të sillet në Kuvend për votim.

“Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë në dorë çështjen e ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi”, tha ai.

Votimi eventual i kësaj marrëveshjeje do të bëjë që Kosova ta kalojë pengesën e fundit në kushtin e vënë nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave

“Ratifikimi i demarkacionit do t’u mundësojë qytetarëve lëvizje të lirë në vendet e BE-së, do të ketë ndikim substancial në forcimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit përmes shënjimit të një kufiri ndërshtetëror, si dhe do të ketë efekte të rëndësishme për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet tjera të BE-së dhe më gjerë. Po ashtu, ky hap do të jetë kontribut për fuqizimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, tha Mustafa.

Ai shtoi se tashmë është e qartë që Kosova i ka plotësuar “të gjitha kushtet për lëvizje të lirë”, përfshirë këtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se “ky proces varet vetëm nga ratifikimi i demarkacionit”.

“Andaj, askush nuk duhet t’i lejojë vetes që të mbajë të izoluar qytetarët për një kauzë politike dhe për përfitime elektorale”, tha Mustafa.

Duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, Mustafa tha se ky proces “ka prodhuar disa rezultate pozitive”.

Kur flet për rezultate, ai i referohet kodit telefonik ndërkombëtar që iu dha Kosovës muajin e kaluar dhe shpërbërjes së disave nga strukturat paralele të Serbisë që kanë operuar në Kosovë, sado që një muaj më parë u pa që raportet me Serbinë janë të nxehta kur Serbia nisi drejt Mitrovicës një tren me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

“Është e vërtetë që së fundi jemi ballafaquar me disa tensione të cilat u krijuan nga provokimet e njëpasnjëshme që u bënë nga Serbia, por të cilat u menaxhuan me mençuri dhe vendosmëri. Sa i përket formatit të dialogut, vlerësoj se ka hapësirë që të pasurohet në përputhje me dinamizmin e këtij procesi”, tha ai.

Tani Mustafa thotë që dialogu ka hyrë në fazën e fundit.

“Mendoj se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të dialogut dhe se ai duhet të jetë më produktiv, me afate dhe caqe më të qarta. Ka hapësirë që pala jonë të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të përfundoj së shpejti me njohjen e domosdoshme nga Serbia”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Por derisa kryeministri kërkon kufij për dialogun me Serbinë, komunikimi i brendshëm me liderët serbë në partnerin e vogël të koalicionit, Lista Serbe, mbetet i thyer edhe disa muaj pas bojkotit që erdhi si pasojë e miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe e dëshiron ligjin të anuluar dhe kërkon të përshpejtohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si kusht për rikthimin e tyre në institucione.

Por Mustafa thotë se nuk e kupton këtë bojkot.

“Unë se di çfarë janë duke pritur. Çdo arsye që mund ta kenë pasur tashmë nuk ekziston. Mendoj se ata janë peng i politikës dhe fushatave elektorale në Beograd, sepse ndryshe as nuk do të kishin ngrirë fare pjesëmarrjen në institucione”, tha ai.

Mustafa shtoi se pret që përfaqësuesit serbë të kthehen shpejt sepse “çdo ditë e humbur nuk shkon në favor të qytetarëve që ata i kanë votuar”.

“Andaj, u takon atyre të vlerësojnë se deri kur do ta lejojnë një situatë të tillë, që interesat e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, të jenë peng i interesave politike, elektorale të politikanëve në një shtet tjetër”, tha Mustafa.

Me më pak se 15 muaj deri në fund të mandatit, Mustafa duket i se nuk e ka ndërmend t’i dëgjojë thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje.

“Vullneti i përgjithshëm është që ky koalicion të vazhdojë pasi që ka edhe shumë tema të rëndësishme që duhet të kryhen, si zhvillimi i mëtejmë i vendit, liberalizimi i vizave, transformimi i FSK-së, të cilat do të stagnonin dhe prolongoheshin gjatë nëse hyjmë në procese zgjedhore”, tha ai.

Analistët kanë parashikuar që koalicioni në bazë të të cilit Mustafa qëndron në krye të qeverisë mund të goditet nga aktakuzat eventuale të Gjykatës Speciale ndaj ish krereëve të UÇK-së.

Kryeministri Mustafa nuk flet shumë për këtë gjykatë, përveç se thotë që Kosova ka bërë gjithçka që i është kërkuar në rrugën e themelimit të këtij institucioni.

“Jam i bindur se Kosova i ka kryer obligimet e saj dhe do ta tejkalojë me unitet edhe këtë proces ku do të konfirmohet drejtësia e luftës sonë çlirimtare dhe njëkohësisht do të adresohen raste individuale që në asnjë formë nuk e cenojnë këtë luftë të drejtë të një populli për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për të fituar lirinë, pavarësinë dhe demokracinë”, thotë ai.

Pavarësisht sfidave me të cilat është përballur vendi në nëntë vitet si shtet dhe ai vetë në dy vitet në krye të qeverisë, Mustafa thotë se arsye për festë në ditët e përvjetorit të shtetit ka pasur mjaft.

“Jam i bindur se qytetarët e Kosovës, kanë shumë arsye për t’u krenuar në këtë përvjetor të 9-të të pavarësisë. Ka progres evident në shumë aspekte. Brenda vendit kemi shënuar të arritura të mëdha, që lidhen me fuqizimin e institucioneve dhe të shtetit”, tha ai duke numëruar çështjet që nga rritja e buxhetit e deri te fitoret e vlerësimet ndërkombëtare në kosovarëve në sport e kinematografi.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Liderja nacionaliste gjermane është takuar me aleatët e Putinit

Next Post

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.