“Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë. Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Njëkohësisht, që nga data 26 shtator 2016, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë.























