Gazetari dhe drejtuesi i njohur televiziv, Blendi Fevziu, nuk ka lënë pa ironizuar sot Kombëtaren e Shqipërisë dhe mënyrën e saj të pritjes, dhënies së pasaportave diplomatike dhe shpërblimit nga ana e qeverisë Rama.
“Le t’i kujtojmë edhe këta që luajtën me fanellat kuq e zi!
Ishin djem të talentuar. Luajtën me gjithë shpirt për vite me radhë. Kishin vetëm një fanellë që e lanin dhe e bënin gati për ndeshjen tjetër.
Këpucët e garës i rregullonin shpesh tek këpucari i lagjes. Kur udhëtonin jashtë merrnin dietë 2 dollarë në ditë. Dhe duhet të ishin gjithnjë grup nën sytë e kujdesshëm të sigurimit.
Nuk ju dha njeri as pasaportë shërbimi dhe as ju bëri ceremoni zyrtare.
Në kufi i priste doganieri që ju numëronte çorapet që kishin sjelle. Patën vetëm një privilegj.
Nuk i hipi njeri në autobus t’i shëtiste nga një zyrë në tjetrën në temperaturën 40 gradë” – shkruan Blendi Fevziu në profilin e tij në Facebook.
















