“Na kanë shku 41 mijë e 900 euro, i kemi edhe faturat që i kemi ble. Që disa muaj i kemi blerë por nuk kemi mundur t’i fusim në funksion”, thotë ai.
Ndonëse punëtorin e mobilieve e pajisi me makinerinë më moderne, pakpunë po kryhet këtu
Shkak po del të jetë tensioni i ulët i energjisë elektrike.
U munduam ta zgjerojmë,me rrit kapacitetin. Blemë makineri të re,e zgjeruam, por kemi probleme me rrymë, është shumë e dobët”, tha ai.
Tensioni jo-stabil përveç që po i kushton me kohë po ia dëmton materialin punues.
E derisa as stabilizatorët nuk po i kryejnë punë, ai thotë se është ankuar edhe në kompaninë për furnizim me energji.
“Jemi ankuar në KEDS, kemi bërw kërkesë prej vitit 2015 e prapë tash, por nuk ka përgjigje”, thotë ai.
Ai thotë se zgjidhje është që të vendoset një trafo e re në afërsi. Një e tillë është 900 metra larg objektit të tij.
Zëdhënësi i KEDS-, Viktor Buzhala ka njoftuar se kanë në plan realizmin e dy projekteve për këtë fshat, dhe pas përfundimit të tyre gjendja e furnizimit me energji elektrike ën këtë fshat do të jetë stabile.
Sa i përket rastit konkret, Buzhala tha se në bazë të Ligjit, kur konsumatori e rrit fuqinë e konsumit duhet të aplikojë ën KEDS për pëlqim energjetik, në mënyrë që të gjendet zgjidhje teknike për furnizim stabil.






















