Por kush është Mitri?
Ai është administrator i një kompanie që do të investojë 180 milionë euro për një resort në Gjirin e Lalëzit. Investimi gjigand i Omnix Albania ka për pronar një investitor të fuqishëm nga Katari, të quajtur Jamal Abdulsalam Abu Issa.
Leja për projektin është dhënë në vitin 2013 nga qeveria e Sali Berishës. E përditshmja “Dita” shkruan se Gjiri i Lalëzit po vazhdon të ‘hajë’ koka njerëzish, duke iu referuar edhe vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Sipas gazetës, Konomi u vra pikërisht për një konflikt pronësie në këtë zonë. Gazeta shkruan se vetë Mitri është në një çështje gjyqësore për resortin e tij, në lidhje me pronësinë e tokës.
Pronari i një restoranti thuhet se pretendon se është pronar i tokës, për të cilën është vendosur duke theksuar se ajo është pronë e shtetit. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit dhe gazeta thotë se ka qenë kundër Mitrit dhe kompanisë së tij.























