Panairi i prodhimeve shqiptare me karakter ndërkombëtar, organizohet nga Qendra Kombëtare Shqiptare e Panaireve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes se Shqipërisë, Komunës së Prishtinës si dhe në mbështetje të Zyrës Ndërkombëtarë Invest Macedonia-Shqipëri dhe Kosovë
Në organizim të Qendrës Kombëtare Shqiptare te Panaireve, e mbështetur nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë dhe Komuna e Prishtinës, sjellin ne nje tryeze te vetme produktet shqiptare ne Panairin “Blej Shqip”, në Prishtinë, datë 27-28 nëntor, me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Panairi gjithashtu është i mbështetur nga Zyra Ndërkombëtare “Invest Macedonia” në Shqipëri dhe Kosovë.Siç bën të ditur Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “Invest Macedonia” në Tiranë dhe Prishtinë Fatos Mustafa, Panairi është i hapur për të gjithë operatorët e Ballkanit, ku do të jenë të ftuar jo vetëm biznese shqiptare, por edhe ato nga Bashkimi Evropian si dhe me gjerë, me qëllim organizimin e rrjetëzimit të bizneseve vendore me ato ndërkombëtare. ”Presim që në kuadër të takimeve të dalin marrëveshje biznesi dhe do të jetë një mundësi e veçantë e promovimit të eksportit të prodhimeve vendore në BE, por edhe më gjerë”, – sqaron Mustafa.
Për këtë qëllim, qendra Kombëtare e Panaireve, ofron hapësirën publicitare për kompani shqiptare nga Maqedonia pa kosto te pjesëmarrjes,ndërsa afati për aplikimet mbyllen në datë 5 nëntor. Të gjitha bizneset e interesuara nga Maqedonia për më shumë informata mund të drejtohen në adresën elektronike info@qkp.gov.al apo në numrin e telefonit +355 4 223 3455.















