Vijon edhe sot aksioni për lirimin e hapësirave publike të bllokuara në qytetin e Vlorës. Aksioni është përqendruar dhe sot në aksin rrugor Skelë-Uji ftohtë.
Sipas informacioneve, mësohet se deri më tani janë ekzekutuar vendimet për prishjen e 18 objekteve pa leje. Inspektorati ka prishur 4 ndërtesa 3 katëshe dhe 1 dykatëshe. “Po punojmë intensivisht për mbylljen e aksionit”-kështu shprehen përfaqësues të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Më tej INUK thekson se ky institucion po ndërmerr me vendosshmëri zbatimin e ligjit për veprat publike.
















