Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik ka vijuar me prishjen e objekteve pa leje. Inspektoret e INUK se bashku me forcat xheniere kane kryer një shpërthim te kontrolluar ne zonën e Unazës se Re, për një objekt 5 katesh. 20 kg lende plasëse C4, e vendosur ne 250 pika te ndërtesës, kane kryer një shpërthim te suksesshëm. Për rreth 20 min është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve ne te dyja akset e Unazës se Re, nga rreth rrotullimi i Doganës e deri tek Fabrika e Miellit. Ndërkohë qe rrezja e sigurisë ka qene deri ne 50 metra. Vendimi për prishjen e këtij objekti, i cili shërbente si njësi biznesi dhe banese, kishte dal një vit e gjysme me pare, përveçse e paligjshme kjo ndërtese pengonte dhe punimet për rrugën nga unaza e re ne zonën e Yzberishtit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















